Mu në ditët kur po përkujtohej masakra e Srbrenicës, autoritetet serbe në Bosnje nuk e kanë patur për gjë që të provokojnë sërish.

Një poster me portretin e famëkeqit autor të asaj masakre e të tjerave në luftën e Bosnjes, Ratko Mlladic, është parë në ambientet e një shkolle në jug te vendit, në qytezën Foça, ku po zhvillohej një spartakiadë futbolli.

Mediat boshnjake, duke e publikuar produktin nacionalist serb, shkruan se “ja kush vazhdon të jetë frymëzimi për brezin e ri serb”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re