Stilisti që u kujdes për paraqitjen e Jonida Maliqit në Eurovision
2019, ka zbuluar një prapaskenë të festivalit që lidhet me përfaqësuesen
e Serbisë. Ardi Asllani ka treguar përmes një postimi në “Insta Story”
se këngëtarja Nevena Bozovic nuk e aplikoi asnjëherë ritualin e të
përshëndeturit me shqiptarët.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet
pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë
prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e
30 cm,  nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që
ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u
pikëlluan nga shqiponja në finale”-ka shkruar Ardi Asllani.

Stilisti la të nënkuptohej se rrëfimi i tij vjen në sajë të lajmeve
që qarkulluan pak ditë më parë nëpër mediat serbe, se Jonida Maliqi e
kishte provokuar këngëtaren serbe në fillim të performancës së saj në
finale, duke realizuar me duar simbolin e shqiponjës.






Previous articleI shkon burrit fshehurazi në zyrë, Ledina Çelo e kap ashtu siç nuk e priste

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re