Një prej britanikëve të parë që dolën vullnetarë për skemën e vaksinimit kundër koronavirusit, rrëfeu se çfarë pret t`i ndodhë pas provës. Simeon Courtie është përgatitur për temperaturë të lartë, po mendon se kjo do të jetë më e keqja që do të kalojë.

Simeon është një prej 500 personave të moshave nga 18 deri në 55 vjeç që kanë vendosur të marrin pjesë në testimin e vaksinës së krijuar nga Universiteti i Oksfordit, ndërkohë që një vaksinë e dytë nga Imperial College London mund të nisë të testohet mbi njerëzit në muajin qershor.

“Besoj se efektet do të jenë shumë të lehta; më e keqja, do të kem temperaturë e ndonjë dhimbje trupi. Besoj se do të jetë si të kalosh gripin”, u shpreh ai. Një tjetër vullnetar, 36 vjeçari John Jukes, menaxher projektesh, tha se nuk mendon që do të arrijë dikush t`i shpëtojë këtij virusi”. Vaksinimi, do të ishte sipas  Jukes, zgjidhja më e mirë.

“Ky testim nuk është fare pa risk, por për këtë gjë, ia vlen të rrezikojmë”, shtoi ai. Ministri i shëndetësisë, Matt Hancock, tha se qeveria ka ndarë 44.5 milionë paundë për të mbështetur të dy projektet e për ti lejuar shkencëtarët që të vazhdojnë punën në mënyrë që vaksina të jetë sa më shpejt e gatshme për përdorim

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re