Një 25-vjeçare është larguar nga banesa duke alarmuar familjarët e saj. Rasti është denoncuar në polici nga i ati, ndërsa raportohet se e reja banon në Prrenjas.
I ati ka kërkuar ndihmën e policisë për të rënë në gjurmën e vajzës së tij, Xh. D., 25 vjeçe.
Blutë e Librazhdit bëjnë me dije se po vijojnë punën për gjetjen e të resë.