Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të socialistëve për të mbledhur 55 firma për shkarkimin e tij.

 

Përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i Presidentit, Tedi shkuan se kreu i shtetit është zgjedhur nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi.

 

“Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës. Mocioni i “çunave të Shijakut” që kërkon të instalojë “Narko-Republikën” e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Europa!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re