Mazhoranca ka bojkotuar sërish mbledhjen e Komisionit Hetimor për PPP-të në Shëndetësi.

Kryetarja e këtij komisionit, Albana Vokshi, tha se mosprezenca është mënyra që ka zgjedhur mazhoranca të bllokojë punën.

Vokshi tha se nuk do të presin kolegët socialistë, por do të vijojnë me hetimin parlamentar, duke bërë me dije që duke nisur nga sot do të dërgojnë shkresat për informacion në të gjitha institucionet.

“Mënyra sesi kanë zgjedhur që të pengojnë punën e komisionit, është mosprezenca. Është shumë e qartë që Edi Rama nuk do që ky komision të zhvillojë punimet, deputetët, në konflikt interesi, nuk kanë dëshirë për të vijuar punimet e këtij komisioni, pavarësisht se rregullores.

Kishin në rend dite shqyrtimin e dokumenteve të përgatitur së bashku me ekspertët ligjorë të emëruar nga ky komision, janë kërkesa për informacion në të gjithë institucionet për pasur një pamje më të detajuar të asaj çfarë ka ndodhur me dy koncesionet abuzive korruptive.

Meqë ata nuk duan që ti nxjerrin këto kërkesa për informacion, ne nuk do presim më kur të kenë dëshirë. Do të dërgojmë shkresat që sot në të gjitha institucionet.  Nuk kemi kohë për të humbur, hetimi parlametar të fillojë sa më parë”, tha Vokshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re