Partia Socialiste e Shqipërisë këtë të martë ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022, që pritet të mbahen në gjashtë bashki të vendit.

Dokumentacioni është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.

Kujtojme që pak ditë më parë, Ilir Meta dekretoi 6 marsin 2022 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të mbetura pa kryetar.

Zgjedhjet do të mbahen në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko