Deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku i ftuar në “Fax Neës” ka folur për aktualitetin politik në vend dhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.

Kollçaku tha se PS ka hyrë seriozisht në proces dhe shpresohet që të gjendet gjuha e përbashkët me opozitën dhe të votohet emrin i presidentit konsensual me 3/5 e votave.

“Unë do ta quaj zhvillim pozitiv pasi është shumë mirë kur diskutohet dhe ka negociata. Ne duam që presidenti të jetë produkt i konsensusit mundësisht që në raundin e parë me 3/5, shumicë të cilësuar sepse është në frymën e kushtetutës që presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Hap i mirë ishte që sot u dakordësua në dy raundet e para opozita dhe shpresojmë që PD të gjejë konsensusin në vetvete. Të mbledhin 20 firma për të bërë propozimin për një kandidat. Shqipëria ka plot figura të rëndësishme që plotësojnë këto kriteret e Kushtetutës. Shqipëria ka figura të shkëlqyera nga fusha të ndryshme, jo vetëm në politikë. Ka ardhur koha që të bëhen diskutime për emra konkrete. Nëse opozita nëse vjen me një figurë që tundon mazhorancën pse jo mund të bashkojnë votat dhe të jetë një konsensus i plotë për një figurë të tillë. Alibeaj ka dakordësuar dhe tashmë është momenti për të folur për emrat, këto kandidatura nuk i mungojnë shoqërisë shqiptare. Të hënën besoj do të ketë emra konkret për President.

Emrat duke dalë në media nuk duhet të shpërdorohen. Nuk është e mirë që të përfliten emrat kot. Edhe kryeministri Rama thotë që mos bëjmë provat me emrat. Raundi i parë i dytë dhe i tretë do të jenë raunde për konsensus. PS e ka seriozisht në këtë proces me opozitën sepse po të ishte ne digjnim raundin e parë të dytë dhe të tretë por e votonim vetë. Këto nuk janë procese për shoë dhe farsë sic janë cilësuar në disa media. Ne votuam kandidaturat për president janë aty janë përzgjedhur 67 emra, sepse edhe mazhoranca dëshiron që shikojë ku jemi aktualisht me preferencat.
Unë kam votuar 2 deputetë aktualisht pjesë e grupit parlamentar dhe një ish-ushtarak dhe shpresoj që mund ta ketë zgjedhur ai komisioni i vogël që të shqyrtohet si president.

Rithemelimi konteston procesin – “Ata e para na kanë marrë terminologjinë, ne jemi rilindja ata e kanë bërë Rithemelimin. Rama e ka bërë të qartë që nuk negociohet me Non Gratat, pra ka një grup parlamentar të opozitës në parlament pastaj ata copat dhe cikat ata ti mbledhin vetë ata adhe të bëjnë pjesën e mbetur”, tha Kollçaku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re