Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një takim me qytetarët në qytetin Tropojës gjatë fjalës së tij, u ndal edhe te operacioni i fundit i SPAK, të cilin e cilësoi si të dështuar.

Ai tha  se demokratët duan të fitojnë me program politik dhe luftë ndaj bandave, jo me aleancë me këta të fundit.

“I patë se si i porosisnin vrasjet, provoni të porosini një picë sa shpejt vjen, si nuk i gjen dot policia kriminelët. Në 11 vite qeverisje të Ramës, gjithçka ka shkuar keq. PD ka njerëz krenarë, që qëndrojnë në bindjet e tyre.

Kryebashkiaku i Tropojës është fryrë nga korrupsioni, kur ishte me PD ishte i keq sipas Ramës, kur u bë me PS qenka i mirë. Ne kemi përmendur Bajrat dhe bandat e tjera në Shkodër, i kemi denoncuar me emra. Pastaj thonë fiton PS. Ne kemi vendosur të qëndrojmë me vlera. Ne kemi denoncuar Arben Ndokën. E pate Ndokën që bëhej me bandat në gjithë Shqipërinë për të vrarë njerëz.

Kontrolli në territor ka qenë i bandave bërë njësh me shtetin, edhe zgjedhjet janë fituar në sajë të bashkëpunimit me banda. Bandat i kanë shërbyer shtetit dhe shteti më pas iu ka shërbyer bandave. PS dhe bandat janë bërë një” tha Salianji.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re