Partia Socialiste feston sot 28-vjetorin e krijimit të saj. Mirëpo kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili sot feston 45-vjetorin.

Nga Lushnja ku ndodhej për një takim elektoral, kreu i qeverisë bëri një urim për kundërshtarin e tij politik.

“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. 

Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”,– u shpreh Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re