Skip to content

PS dhe PD bashkojnë votat! MIRATOHEN me 112 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor

JEI80Dkb PS sd

PS e PD kanë bashkuar votat duke miratuar ndryshimet e reja në Kod Zgjedhor, për votën e diasporës.

Drafti i ndryshimeve u miratua me 112 vota pro dhe ndryshimet futen në fuqi menjëherë.

Ndër ndryshimet më të rëndësishme të Kodit Zgjedhor është se posta për votën e Diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të paguhet nga shteti.

Po ashtu, numërimi i fletëve të votimit të shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, do të bëhet me komisionerë partiake.