Pasi Rithemelimi ‘premtoi’ votën për Amnistinë Penale, duke mundësuar kështu sigurimin e votave të nevojshme që projektligji të kalojë në Kuvend, ka reaguar kreu demokrat Lulzim Basha.

Basha e cilësoi pazar duke u shprehur  se në draft parashikohet ulja e dënimit për të dënuarit nga GJKKO dhe përjashtohen nga amnistia protestuesit kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

Kujtojmë se PD zyrtare ka kushtëzuar votën. Një ditë më parë Enkelejd Alibeaj u shpreh se nëse nuk plotësohen dy kushtet e tyre, që është përjashtimi nga amnistia për subjektet e SPAK, BKH dhe GKKO dhe përfitimin nga protestuesit, nuk do ta votojnë.

Reagimi i Bashës:

Pazari me Amnistinë

ULET DËNIMI PËR TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA SPAK!

PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMINALIZIMIT TË SHTETIT!

Shihni për cilat vepra ulet dënimi

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – ​Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 244/a -​Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

Neni 245 – ​Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1 -​Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257/a-​Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

Neni 258-​Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Neni 259-​Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 259/a-​Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,

Neni 260-​Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 312-​Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.

Neni 319/a-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/b-​Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-​Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 319/ç-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë̈

Neni 319/d-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/e-​Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 328 – ​Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a -​Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re