Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, njofton Sekretaria e Konferences së Kryetarëve.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ishte planifikuar te mbahej dy  ditë me pare, por siç mësoi Vizion Plus takimi u shty për shkak se palët nuk ranë dakord për objektin e hetimit  te komisioneve hetimore.

Lexo edhe :Related Posts

Me sa duket palët kanë zgjidhur ngërçin mes tyre, e për rrjedhojë i hapën rrugë Konferencës së Kryetarëve, në të cilën pritet të diskutohen dhe caktohen prcedurat për marrëveshjet për të cilat PS dhe Rithemlimi ranë dakord disa ditë më parë.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar komision hetimor për koncesionet në shëndetësi dhe për të dhënat e dala nga sistemi TIMS. Sipas ligjit të votuar nga mazhoranca vitin e kaluar, objekt i një komisioni hetimor nuk mund të jetë një objekt që tashmë është duke u hetuar nga drejtësia.

Tre ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së parë të Konferencsës së Kryetarëve, palët deklaruan se kishin rënë dakord në parim për një marrëveshje.

“Nuk kemi nënkomision për çështje zgjedhore. Ramë dakord në parim të diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me ligje që kërkojnë 3/5 për t’u miratuar. Ka mjaft ligje që duhen miratuar në urgjencë”, deklaroi pas mbledhjes kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi.

“Ngritja e komisioneve hetimore ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar”, shtoi ai.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi tha se nuk ka ende një marrëveshje, por është rënë dakord në parim.

“Sot ka patur një diskutim dhe vendimmarrje në parim. Mos ta raportojmë si çështje të mbylllur. Kemi rënë dakord për ngritjen e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë, për komisionin për ndërhyrjen e paligjshme për ndërhyrjet në të dhënat e sistemit TIMS. Kemi rënë dakord që çdo ligj që këkron 3/5 të diksutohet në një strukturë të posaçme që do të ngrihet në Kuvend në paritet të plotë mes grupit të PS dhe grupit të PD, me vendimmarrje që merren me konsensusin e të dyja palëve. Dua të vë theksin që për opozitën ka qenë gjithmonë gatishmëria për t’u rikthyer në normalitet në Kuvend, jemi të interesuar që Parlamenti të funksionojë në mënyrë normale, por që kjo të ndodhë duhet të përmbushen tre kërkesat e opozitës”, tha Bardhi.

//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re