Skip to content

PS do kalojë nesër në Kuvend ligjin zgjedhor, Bylykbashi i prerë: Nuk do të na e heqin fitoren nga duart, qëndrimet ia kemi adresuar faktorit ndërkombëtar

Bylykbashi: Sido që ta bëjë sistemin, opozita do të fitojë zgjedhjet në vitin e ardhshëm. Të gjitha qëndrimet tona janë bërë publike dhe prezente faktorit ndërkombëtar që e ka të qartë shkeljen e cdo standardi porsa i përket zgjedhjeve të ndershme, një komponent thelbësor si për OSBE të cilin Rama pretendon se e drejton dhe për Këshillin e Evropës. Pra ndryshimet e nesërme nuk do të pengojnë fitoren e opozitës.

Më pas është barra morale për të gjithë ata që i dhanë mundësinë Ramës të ndryshonte Kushtetutën në mënyrë të njënashme nëpërmjet pazaresh sic ajo që shohim në tekstin aktual që përpiqen të miratojnë nesër ku dispozita të caktuara shkojnë ndesh me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it që i kishim trajtuar. Ka shkelje për barazinë e kandidimit dhe mosdiskriminim e subjekteve zgjedhore. Pra është detyrë e Parlamentit që të mos kalojë draftin vecse do dërrmojë standardin e zgjedhjeve, por kjo nuk do pengojë opozitën për zgjedhjet e ardhshme.

/faxweb