Arian Galdini, kryetar i LRE i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për aktualitetin politik në vend dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Galdinit, Partia Socialiste duhet të ndryshojë emrin duke u quajtur “partia zarfiste” duke iu referuar nismës së mazhorancës për të propozuar 3 emrat për presidencë.

“Partia Socialiste me atë që bëri në Kongres duhet të ndryshonte emrin dhe sot duheh të quhej “Partia Zarfiste”. E dini arsyen? Sot PS po kërkon të zgjedhë presidentin me zarf dhe kongresi ishte paranteza e kësaj që ndodhi. Gjithashtu kemi edhe zarfat e Këshillimit Kombëtar, zarfat e tenderat. Partia zarfiste tashmë po e kthen këtë gjë ne metologji veprimi, Edi Rama nuk po lejon që në PS të ketë procese por ai pretendon se autoriteti i tij është kaq sipëror saqë ai mund të shpikë edhe opozitën brenda PS pasi opozita reale është në krizë. Shqipëria ka krizë personeli nga të gjitha partitë. PS është në një krizë tjetër e cila nuk e ka hapësirën për të diskutuar me drejtorin i cili bën skenografinjë, drejtori bën skenarin dhe u jep fjalët në gojë dhe vetë është ai që i vendos vulën gjithçkaje.

Ky përcakton se përgjegjësia është personale. Por si vullnetet në shqipëri janë kaq të ndrydhura por faji është personal. Në Shqipëri nuk merret asnjë vendim pa ligjërimin e “Zeusit”. Për një aferë që faji është personal merren dhjetëra vendime në qeveri që kushtojnë 400 milionë euro.
Partitë politike në Shqipëri nuk kanë patur cikël pasi nuk kanë bërë jetë politike por vetëm lojë poltike. Lufta që po bëhet në PD është e thjeshtë pasi kemi përpjekjen të disa hershme të udhëheeqësve politikë shqiptarë që mos ta lënë krijesën e tyre, të cilën e kanë kthyer në çifligun e tyre tu dalë jashtë kontrollit, dhe kush mendon që ti ndryshojë pronësinë jemi në proces gjykate kush e ka pronën Basha apo Berisha. Ata të dy nuk përfaqësojnë asnjë fluks politik në vetvete prdanaj edhe debati i tyre është i kapsuluar në grup parlamentar dhe gjykatë. Pse? Sepse është debat i brendshëm, kush do paguajë rrogat dhe kush do u garantojë vazhdimësinë këtyre njerëzve. Debati i vërtetë bëhet në shoqëri jo tek anëtarët e partisë. Në Shqipëri asnjë parti politike nuk ka asnjë program. Por e keqja është që partitë nuk kanë as përfaqësi por kanë personel”, u shpreh Galdini.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re