Në një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social facebook, Partia Socialiste Bashkia Berat ka reaguar ndaj kryetarit të Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, sipas së cilës Sinaj po bën presione në prag fushate ndaj punonjësve të këtij institucioni, duke i hequr e duke i zëvendësuar me njerëz të paaftë.

Më poshtë postimi i plotë i PS Bashkia Berat:

Te nderuar miq, anetare, mbeshtetes dhe simpatizante, te Partise Socialiste!

Keto javet e fundit Kryetari i Bashkise Berat ka aktivizuar shpirtligesine e tij qe e ka karakterizuar qe ne fillim te marrjes se mandatit nga koalicioni yne ne vitin 2015.

Kryetari ne ikje ka filluar te shantazhoje njerez te punes duke i larguar dhe zevendesuar me te tjere, pa eksperienca te meparshme pune, te cilat jo vetem prej vitesh rendojne sherbimet qe kjo bashki ka per detyre te kryeje, por edhe financat!

Muajt e fundit eshte vene re nje dublim dhe triblim i strukturave te Bashkise si dhe ndermarrjeve vartese te saj.

Ky palaco qe po drejton Bashkine (dhe disa dite i kane ngelur), i therret punonjesit ne zyren e tij dhe u ben presion per largim nga puna, duhet te ndalet per keto veprime, pasi jo vetem qe po i gangrenizon plaget ketij qyteti, por edhe vret shpresen per te jetuar dhe punuar ndershmerisht.

Te gjitha keto veprime te tij , jane pikerisht disa dite para se te filloje fushata elektorale.

I sjellim ne vemendje se nje nga kerkesat e opozites ne protestat e saj eshte pikerisht mosberja e presioneve per shkaqe politike.

Te mos harroje se ne keto zgjedhje do te ike me voten tone nga ajo karrige qe ketij monstre dhe kategorise se tij, pushteti i ka errur syte!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re