Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ftesën e kryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri që opozita të marrë pjesë në këto tryeza, theksoi se janë gati ta pranojnë që nesër, por me një kusht.
Pyetje: Zoti Basha ka një ftesë sot nga bashkëkryetari i reformës zgjedhore, zoti Gjiknuri, për ta rikthyer PD-në në tryezën politike. Keni pasur një ftesë? Do të angazhoheni për të vijuar punën me reformën zgjedhore?
Dua ta mbani gjithë vëmendjen tek ky problem shumë i madh, pandemia ekonomike. Të tjerat janë gënjeshtra, nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. Qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona, ne kemi çuar propozime atje, kemi gati propozime të tjera. dhe në qoftë se qeveria është e sinqertë qeveria s’ka pse të presë javën tjetër, jemi gati që nesër të vazhdojmë me tryezën për të përfunduar një orë e më parë reformën dhe për ti dhënë shqiptarëve një qeveri legjitime që të kujdeset për fatet e tyre, që të kujdeset për ekonominë që po bie në gropë.
