Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku ka pasur debate të shumta që lidhen me menaxhimin e pandemisë dhe situatën ekonomike pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve. Në fund Kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe asnjë kundër, asnjë abstenim, Aktin Normativ për bljen e 500 mijë doza vaksinat Pfizer.

Kjo seancë parlamentare ka nisur me një përplasje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Basha ka ripërsëritur akuzën se qeveria ka fshehur viktimat e COVID, por kjo është mohuar nga ministrja, e cila tha se vendi ynë ka fituar betejën edhe ndërkombëtarisht dhe se opozita nuk ka bërë gjë tjetër këto 18 muaj veçse “duke hequr vallen e vdekjes”.

Nga ana tjetër akuzave për rritje të çmimeve si pasojë e keqmanaxhimit, sipas tyre, të situatës nga qeveria, kryeministri Edi Rama tha se opozita është shndërruar si “mbeturina të Partisë së Punës”, që bën aleanca me viruse me tërmet, përmbytje dhe kriza në vend që të ofrojnë një zgjidhje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re