Skip to content

PS fiton bindshëm Dropullin, Dhimitraq Toli rikonfirmohet për një tjetër mandat. Sa vota morën kandidati i “Bashkë Fitojmë” dhe nismës “Thurje”





Partia Socialiste ka fituar bashkinë e radhës nga votat e numëruara deri më tani. Në orët e para të mëngjesit, ka përfunduar numërimi edhe në bashkinë e Dropullit.

Kandidati socialist Dhimitraq Toli ka fituar me një rezultat prej 3709 votash me 81.25% në total.

Ndërkohë nga ana tjetër, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Thanas Meka ka marrë 679 vota përkundrejt 177 votave të kandidatit të Nisma “Thurje”.

“”