Analisti Skënder Minxhozi thotë se fitorja e mbi 50 bashkive nga Partia Socialiste, do të thotë një mandat të përkohshëm për kryeministrin Edi Rama në mes të mandatit parlamentar që ka.

Për ABC News, Minxhozi u shpreh se humbja e PD tregoi se është në minorancë me votuesit.

“Ai vetëm sa shtyn hallin e madh dhe sëmundjen kronike në të cilën vegjeton partia e tij dhe shtyn me këtë rast, edhe zgjidhjen e kësaj sëmundjeje. Berisha vetëm po shtyn zgjidhjen e problemit, nëse do të rrijë. Këto zgjedhje nuk kanë qenë për 61 bashkitë.

Këto zgjedhje de facto kanë qenë për 140 vendet e parlamentit. Ky është një mandat i parakohshëm që Edi Rama mori në mes të mandatit parlamentar që ka. Ky ishte një konfrontim i tillë që nëse ti do ta lexoje në funksion të pushtetit qendror, nuk do të ishte fare gabim, sepse të tilla ishin. Problemi i PD ështe se ka humbur jko thjesht bashkinë e Kukësit, Tropojës apo Shkodrës, problemi është që është thellësisht në minorancë te votuesit”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re