Partia Socialiste do të bëjë një fushatë ndryshe nga ato të mëparshmet në këto zgjedhje, ku do të mungojnë banderolat dhe flamujt.

 

Kryeministri Edi Rama nga Lezha, bëri me dije se prezantimet e kandidatëve nuk do të kenë më kosto marramendëse, por do të mbahen në sheshet kryesore të qyteteve, pasi një pjesë e parave te fushatës do të shkojnë për mbjelljes pemësh.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

 

“Ne kemi vendosur që një pjesë të fondeve të fushatës ta kthejmë në një donacion pemësh për të gjitha bashkitë duke shkurtuar një pjesë të shpenzimeve për skena ekrane propagandistike të cilat kushtojnë shuam po s’lënë asgjë pas për njerëzit dhe qytetin, përveçse rrisin ndotjen. Ju keni parë që në fushata të gjithë vënë postera. Duke hequr një pjesë nga këto ne ja kemi kushtuar një pjesë të fushatës mbjelljes së pemëve së bashku me kryetarët e bashkive.”

 

Rama nuk i kurseu as ironinë ndaj kundërshtarëve politike, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos kthejnë kohën pas, por të votojnë për të ardhmen.

 

“Dy hije të së shkuarës që janë turp për Shqipërinë dhe duan të kapin ca të kapin një copë Shqipërie këtu një copë atje vetëm për ti treguar botës që duhet të kaloni nga ne se jemi ne. Pra duan vetëm ta damkosin vendin. Këto janë zgjedhje shumë të qarta. Unë mendoj që Lezha nuk do e bëjë atë gabim dhe e besoj, se do jetë një gabim shumë i madh sepse do i mbyllni vetes rrugën. Si mund ti zgjidhin problemet ata që kanë probleme. Ata kanë halle që mos i pastë kush, e do zgjidhin probleme te Lezhës. Duan pengje, kanë dalë të marrin pengje, siç duan të marrin dhe bashkitë.”

 

Gjatë fjalës, renditi disa prej premtimeve të qeverisjes socialiste dhe nuk la pa përmendur edhe rritjen e pagës mesatare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re