Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi i ftuar në “Fax Neës” ka biseduar për zhvillimet politike në vendin tonë.

Roshi nuk kurseu kritikat nga mazhorancës e cila sipas tij gjatë 9 viteve qeverisje ka shtuar varfërinë në Shqipëri, ndërsa të rinjtë dëshirojnë të largohen sa më parë nga vendi ynë. Roshi theksoi se PD-ja duhet të riformatohet.

“Gjendja ekonomike ka ardhur duke u rrëzuar, çmimet janë rritur 30%. Por PS sot që është në pushtet justifikohet me tërmetin dhe pandeminë por kjo nuk do të thotë që nuk do të ekzistojmë, këto janë pjesë të jetës. Qeveria për cfarë është? Duhet të menaxhojë mirë situatat.

Gjendja e shqiptarëve sot është më keq se në 2013. Kjo bie në sy edhe me largimin e të rinjve nga vendi ynë që nuk gjen shpresë. Qeveria nuk është në gjendje për të rritur ekonominë dhe të ardhurat e tyre, ndaj të rinjtë largohen sepse është e pamundur të jetojnë këtu. Taksa progresive nuk ëhstë normale dhe të gjithë duhet të taksohen në mënyrë proporcionale, s’ka përse paguan më shumë ai që punon më shumë dhe fiton më shumë.

Taksat janë gjitha vetëm se kanë ndryshuar emër. Qeveria gjoja rrit rrogën por në realitet forcon biznesin. Qeveria nuk rrit pensionet por i lë në mënyrë të mjerueshme dhe këto lekja i përdor për tendera të ndryshëm. Qeveria nuk ka asnjë plan për reforma që të sjellin të ardhura. Qeveria bën rrugë pa vlerë që nbuk sjellin asnjë inpakt në ekonomi,skano vlerë. Nga Balldreni në Fier do të bëjë rrugë qeveria, aty rruga është cfarë do të sjellë rruga e re? Miliona euro investime pa vlerë. 9 vite qeveria në Kardhiq sic e ka ka lënë PD ashtu ishte, PS iu deshën 10 vite për të bërë Kardhiq-Delvinë.

Edhe me presidentin u humbën kot 2-3 muaj kush do të zgjidhet president, cfarë vlere kanë për shqiptarët? PD ka një pjesë të ashtuquajtur zyrtare e cila ka mbetur vetëm kryetari i grupit parlamentar Alibeaj dhe pjesa tjetër është zhbërë. Mendimi im është që e gjithë opozita duhet të riformatohet. Nuk është më e mira kjo që po bën PD tani, duhet të ketë disa shtylla parimore”, tha Roshi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re