Partia Socialiste duket se i ka shtrirë dorën opozitës, e cila prej tre muajsh ka bllokuar Kuvendin, duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.
Nga Brukseli, deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka deklaruar se janë të gatshëm për të diskutuar me kolegët e opozitës, çështjen e 8 komisioneve hetimore.
Deputeti socialist flet për një zgjedhje oportune europiane me kolegët demokratë.
“Çështja e 8 komisioneve hetimore që ka bllokuar sot prej 3 muajsh procedurat normale të Parlamentit ne jemi të gatshëm për të diskutuar me kolegët tanë dhe të gjejmë një zgjidhje oportune evropiane”, tha Majko.
Ndërkohë Gazment Bardhi u shpreh se prej tre muajsh nga ana e mazhorancës nuk kanë gjetur asnjë rrugë dialogu.
“Gjatë këtyre 3 muajve të mungesës së funksionimit normal të parlamentit ne nuk kemi gjetur rrugën e dialogut nga mazhoranca, por kemi parë shtimin e masave agresive ndaj opozitës”, tha Gazment Bardhi në Bruksel.
