13 maji ka qenë afati i fundit i depozitimit të listave të këshillave bashkiak, njëkohësisht afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Partia Socialiste e Bashkisë Berat ka depozituar pranë KQZ-së listën e këshilltarëve të saj, ku të bie në sy rikthimi në këshillin bashkiak të Beratit i disa figurave të njohura të së majtës në qytet.

Po ashtu, në listë spikasin emra nga shoqëria civile dhe nga të rinjtë.

Kështu, listën e kryeson kryetarja e PS-së së Beratit, Valbona Zylyftari. Ajo ka qenë për një periudhë të shkurtër Prefekte e Beratit, njëkohësisht më parë ka mbajtur postin e kryetares së këshillit bashkiak Berat dhe të sekretares së këtij këshilli.

Në legjislaturën e re të këshillit bashkiak do të rikthehet një këshilltar i vjetër, mjeku i njohur pediatër, Vladimir Kumaraku, i cili më herët ka qenë pjesë e këtij këshilli.

Të bie në sy në këtë listë, po ashtu, edhe Ervin Ceca dhe Luçiano Bojaxhiu.

Ceca vjen nga sistemi bankar dhe është drejtues i një banke të nivelit të dytë në Berat, kurse Bujaxhiu është një ndër arkitektët e njohur të qytetit.

Krenar Suku është një ndër rikthimet e socialistëve të vjetër në këtë këshill. Suku ka qenë më parë Prefekt i Beratit, njëkohësisht drejtues i pushtetit vendor në Bashkinë Berat. Ai, po ashtu, për një kohë ka qenë edhe këshilltar në këtë këshill.

Bien në sy edhe disa prej drejtuesve të drejtorive rajonale të Beratit, si Donald Molishti dhe Alban Gjoka.

Më poshtë lista e plotë:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re