VALENTINA MADANI / Kreu i mazhorancës Edi Rama njoftoi dje nisjen nga puna për programin e ri elektoral që synon mandatin e katërt qeverisë, si dhe një platformë të re për përzgjedhjen e deputetëve.

Gjatë mbledhjes online të Asamblesë Kombëtare, Rama tha se Platforma do të shpaloset më 20 korrik, ditën kur do të mbahet kongresi i PS-së. Ai njoftoi mbledhjen e kongresit më 20 korrik. Sipas tij kongresi duhet të trajtojë një pasqyrë të përgjithshme të Shqipërisë si dhe duhet të nisë puna për programin e mandatit të katërt të PS-së Socialiste.

“Kongresi do duhet të trajtojë edhe një pasqyrë të gjendjes së përgjithshme në vend duke projektuar punën për programin e mandatit të katërt në funksion të vizionit “Shqipëria 2030”. Për këtë do të angazhohet një grup i veçantë. Por në kongres do të bëhet një pasqyrë përmbledhëse e gjendjes në raport me gjendjen e Shqipërisë 2030, pra ku jemi dhe ku do të mbërrijmë”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, kryeministri bëri të ditur se në kongres do të paraqitet edhe një platformë digjitale për përzgjedhjen e deputetëve të PS-së. Kjo platformë është përdorur edhe një zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, por kësaj here ajo do të jetë më e gjerë dhe do u ofrojë mundësinë shumë të rinjve që t’u bashkohen me vizionin e tyre listave të deputetëve të PS.

“Dhe e treta në kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve dhe deputeteve të Partisë Socialiste. Duke nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku siç iu kujtohet në krijuam për herë të parë një platformë digjitale të quajtur “Deputeti që duam”, dhe mblodhën një numër jo të vogël që shprehën interes për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjeve të PS. Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë, u bënë pjesë edhe e listave tona zgjedhore, por për zgjedhjet e ardhshme platformë do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces disi më të artikuluar dhe për këtë është mirë që t’i japim vetes kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri në momentin ku do të bëhet edhe përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve dhe të deputeteve të Partisë Socialiste”, tha Edi Rama.

Në mbledhjen online të Asamblesë së PS, kryeministri bëri me dije se janë rritur ndjeshëm anëtarët e rinj të PS. Sipas tij deri tani janë regjistruar 93 mijë anëtarë të rinj, pa llogaritur, sipas tij 7 mijë të tjerë që i janë bashkuar PS pas mbylljes së procesit të regjistrimit.

TAKIMET

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen online të Asamblesë Kombëtare lajmëroi edhe një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të turit me diasporën. Rama teksa po fliste lidhur me takimet në Britani dhe Gjermani, të cilat janë shtyrë për të rinisur në shtator, u shpreh se, gjithashtu, po përgatitet një takim edhe më shqiptarët në Shtetet e Bashkuara.

Ai njoftoi se turi me diasporën do rinisë në shtator në Londër dhe Dusseldorf. Rama sqaroi arsyen e shtyrjes së takimeve me emigrantët në Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë ku dha arsyet e veçanta për secilin takim. Ai njoftoi se turi me diasporën do rinisë në shtator në Londër dhe Dusseldorf. Rama sqaroi arsyen e shtyrjes së takimeve me emigrantët në Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë ku dha arsyet e veçanta për secilin takim.

“Turi do të vazhdojë në shtator, pasi për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem më vetë marrja e sallës që kishim më parë edhe me të drejtë, pasi në një situatë zgjedhore është normale që edhe ne të shmangim një takim që edhe pse nuk është partiak, apo ka të bëjë drejtpërdrejtë me zgjedhjet në Britaninë e Madhe sidoqoftë është një takim politik. Dhe po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Duseldorfit në një moment shumë afër me ndeshjen e skuadrës tonë kombëtare nuk do të donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave edhe pse takimi ishte i organizuar pavarësisht nga… Prandaj në shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Britanisë dhe Gjermanisë, ndërkohë që do të përgatisim edhe një takim në Shtetet e Bashkuara. Kjo sa i përket organizimit në raport me 20 korrikun që është data e kongresit”, – theksoi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re