Partia Socialiste përmes një kërkesë dërguar Kuvendit, ka kërkuar përjashtimin e 8 deputetëve të PD.

 

Referuar seancës së të enjtes së kaluar, grupi parlamentar i PS shprehet se 6 deputetë, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji bllokuar foltoren në mënyrë të koordinuar me njëri-tjetrin, duke bërë të pamundur diskutimet për kolegët e tjerë.

 

Po ashtu, përjashtim u kërkuar edhe për Gazment Bardhin dhe Bledion Nallbatin, pasi këta dy të fundit sipas socialistëve kanë fyer kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

Sot është mbledhur Komisioni i Etikës për të diskutuar kërkesën e PS, ndërsa nga ana e deputetëve të opozitës ka pasur një sërë akuzash.

 

Luçiano Boçipohoi se Kuvendi dhe ky komision po tenton që t’i mbyllë gojën opozitës.

 

“Nuk e kuptoj se pse keni frikë nga fjala e lirë? Pse ju pretendoni se kjo mbledhje është e rregullt? Kjo mbledhje ka rënë, pasi në kohën kur dorëzohet kërkesa, ky komision e ka detyrim ligjor që të mblidhet brenda 48 orëve. Është joetike kjo gjë, ndaj duhet të zbatoni rregulloren. Për praninë e medias dhe për afatet. Ju nuk mund të vini këtu dhe të silleni si pronë dhe zgjatim i Kuvendit të kapur. Jeni në shkelje të dy neneve të rregullores. Etikë është respektim i ligjeve të shkruara. Ju doni të na mbyllni gojën. Këtu për shkelje të etikës duhet të ishte kryeparlamentarja popullore. Duket qartas se është urdhër politik. Doni të dënoni 8 deputetë se nuk ju pëlqejnë akuzat e vërteta të dala me fakte në mediat ndërkombëtare.”, tha Boçi.

 

Edhe Vokshi ka shprehur rezerva për  Komisionin e Etikës, ndërsa gjatë mbledhjes ajo është futur live në Facebook, si një mënyrë për tu treguar shqiptarëve se çfarë ndodh atje, edhe kur nuk transmetohen në media.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re