Socialistët do t’i qëndrojnë vendimit të tyre. Çdo deputet, mbështetës i Sali Berishës, që thyen rregulloren e parlament do të përjashtohet. I fundit në listën e gjatë të të përjashtuarve nga 5 deri në 10 ditë nga kuvendi pritet të jetë demokrati Edmond Spaho.

 

Për të nga PS është paralajmëruar përjashtimi për 20 ditë. Në të fundit mbajti të bllokuar foltoren, dëmtoi mikrofonin dhe i ra bilbilit gjatë gjithë seancës parlamentare.

 

 

TONI GOGU  

NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Partia Socilaiste do të sigurojë që kurrë mos t’i hiqet fjala opozitës, kurrë, sepse është një përjetesë shumë e keqe që ka patur PS, kështu që ne do tu vazhojmë tu japim atyre fjalën sa herë që të mundim, ama do të ndëshkojmë çdo sjellje që jo vetëm është në kundërshtim me kodin e etikës dhe rregulloren e kuvendit, por unë besoj që është në kundërshtim me edukatën qytetare. Kemi përjetuar tortura që besoj i kanë përjetuar në Dachau apo në Aushvic.

 

 

Nënkryetari i grupit parlamentar të socialistëve Toni Gogu thotë se konfliktet e brendshme në Partinë Demokratike nuk mundet të importohen në sallën e kuvendit.

 

 

TONI GOGU

NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

Opozita zgjedh që atë sherrin që kanë mes vetes së tyre, ta sjellin këtu dhe të bëjnë sikur është sherri i shqiptarëve, ndërkohë që jam i bindur që në çdo familje shqiptare ajo gjëja nuk ndodh. Pse kemi kaq shumë deputetë të cilët nuk duan të flasin për çështje që shqetësojnë shqiptarët, por duan të flasin për disa çështje që i interesojnë vetëm  një njeriu të cilit po i vjen ora e drejtësisë.

 

 

Prej fillimit të sesionit të ri parlamentar, kaosi është bërë kryefjala e seancave parlamentare. Demokratët akuzojnë Edi Ramën se me përjashtimet e njëpasnjëshme ai po përpiqet t’i mbyllë gojën opozitës për çështje me interes publik si ajo e “McGonigal”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re