Kolegji Zgjedhor rrezoi kerkesen e koalicionit “Bashke Fitojmë” per shpalljen e pavlefshem te rezultatit te zgjedhjeve ne bashkine Belsh dhe rrjedhimisht perseritjen e procesit.

 

Opozita kundershtoi votat e burgut te Kosoves ne Belsh te cilat sipas tyre ishin te parregullta dhe me pas ndikuan ne rezultatin e pergjithshem.

 

Mirepo Kolegji Zgjedhor nuk e mori parasysh kete kerkese, sikurse kishte bere me heret edhe KQZ dhe KAS, duke lene ne fuqi vendimin per ti dhene mandatin Arif Tafanit , perfaqesuesir te PS i cili do te vazhdoje te drejtoje edhe per 4 vite kete institucion.

 

Me heret pasditen e kesaj te enjteje, Kolegji Zgjedhor kishte pranuar kerkesen e koalicionit “Bashke Fitojme”  per bashkine Rrogozhine duke vendosur perseritjen e zgjedhjeve ne kete bashki, pikerisht per te njejtin shqetesim, parregullsite e konstatuara ne kutite  e burgut te Rrogozhines.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re