Zbardhen detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste e cila pritet të  zhvillohet këtë të enjte.

Në ftesën e kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla janë caktuar edhe pikat e rendit të kësaj mbledhje. Takimi do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, më pas do të zgjidhet Kryesia e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.

Njoftimi:

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

ASAMBLEJA KOMBËTARE

NJOFTIM

Nr.1, datë, 30.08.2021

Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

III.Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE

Taulant Balla

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re