Partia Socialiste me këngën patriotike të zonën, “Hajredin Pasha”, ka mbyllur këtë të premte fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit.

Zëvendës kryeministrja, njëkohësisht Drejtuesja e PS-së për qarkun Dibër, Belinda Balluku në fjalën e saj ka theksuar se e rëndësishme tashmë është takimi që do të bëjmë pas datës 15 maj.

Balluku në fjalën e saj ka theksuar se është me rëndësi që pas datës 14 tashmë do të takohen për të përmbyllur me sukses programet dhe premtimet e bëra gjatë këtyre ditëve.

“Dibra, Bulqiza, Klosi e Mati, e nisëm me një këngë që na ngren në këmbë të gjithëve, pas një fushate të qetë me pemë dhe qetësi që tregon se kush janë ato dhe kush jemi ne. Pas një fushate që tregon kush ecën para dhe kush ikën pas. Arritje e madhe nuk është të takohesh në fushatë, por arritje e madhe për ne të gjithë do të jetë kur të takohemi pas datës 15 dhe çdo ditë për të vijuar programet dhe politikat që kemi ndarë me ju për të ecur vetëm për para. Por të mbajtur premtimet se ne çfare themi e mbajmë”, ka thënë Balluku.

Ndër të tjera ajo është shprehur se në këtë takim përmbyllës ka ardhur e shoqëruar nga ministrja Frida Krifca që është një mbesë Dibre dhe nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re