Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pëshëndetur mbylljen e fushatës elektorale në Tiranë, duke apeluar që qytetarët të dalin masivisht të votojnë për të ushtruar të drejtën e tyre.

Teksa përcjell disa nga momentet në rrjetet sociale, ajo garanton se procesi do të mbrohet deri në fund.

“Mbyllja e fushatës elektorale për “Tiranën që duam”, dëshmon edhe njëherë se familja socialiste përqafohet çdo ditë nga njerëz të zakonshëm të këtij vendi. Ata janë katalizatorët e vërtetë të punës sonë, për të çuar përpara premtimet e bëra, planet e hartuara dhe vizionet që shtohen dita ditës.

Ndaj, inkurajoj këdo që më #30Qershor të zgjedhë projektin e “Tiranës Evropiane”, me Erionin dhe skuadrën e tij të vendosur për të lënë gjurmë.

Të dielën, ju ftoj që të gjithë së bashku të ushtrojmë të drejtën kushtetuese, ndaj të cilës kemi detyrimin për ta mbrojtur nga shkelësit deri në fund.

#PartiaSocialiste
#unevotoj
#bashkiaqëduam
#përshqipërinëqëduam”, shkruan Gjonaj. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re