Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1274 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 216,268 vota ose 47.9%.
I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 157,213 vota, që përbëjnë 34.9%.
Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 22,522 vota, që përfaqësojnë 5.0% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 216,268 vota – 47.9%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 157,213 vota – 34.9%
Partia Mundësia – 22,522 vota – 5.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 14,867 vota – 3.3%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 14,501 vota – 3.2%
Lëvizja Bashkë – 12,494 vota – 2.8%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 8,727 vota – 1.9%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,956 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,176 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) – 796 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 541 vota – 0.1%