Ndryshimet në reformën zgjedhore, të drejtësisë dhe zgjedhja e avokait të ri të popullit janë çështjet që Bledi Çuçi gjeti të pazgjidhura në tryezën e kryetarit të deputetëve socialistë. Po aq në tryezë nuk gjeti se kush është i ngjashmi i tij në Partinë Demokratike me të cilin do të duhet të flasë e ne raste të caktuara të negociojë, me Gazmend Bardhin kryetarin në detyrë apo Lulzim Bashën që së fundimi i caktoi si detyrë vetes edhe atë të kryesimit të grupit parlamentar të PD-së.
BLEDI ÇUÇI
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Ne do trokasim së pari në zyrën që ka përfaqësinë ligjore për tu trokitur dhe në radhë të dytë që është i prirur që të bëjë më të mirën për Shqipërinë.
E deri sa Kuvendi të përcaktojë se kujt i takon kryesimi i demokratevë në parlament brenda tyre socialistët janë të qartë. “Zgjedhoren”, një nga reformat më të rëndësishme për partitë politike nga socialistët do ta vazhdojë ta udhëheqë Damian Gjiknuri, të paktën deri në çastin kur mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të vendosin nese do të krijojnë një komision të ri apo do të vazhdojnë me të vjetrin me bashkëkryetar Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeaj.
BLEDI ÇUÇI
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Ne kemi një bashkëkryetar që është Damian Gjiknuri
Me shkarkimin e Olta Xhaçkës nga Ministre e Jashtme, fati i mandati të saj si deputete mbetet i paqartë. A do të përfundojë ai në Gjykatën Kushtetuese apo do ta kthejnë atë në pikën zero, të diskutimit nga e para në këshillin e mandateve.
BLEDI ÇUÇI
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS
Qëndrimi jonë si grup parlamentar i PS absolutisht që s’ka lidhje fare me implikimin e zonjës Olta Xhaçka me çështje që nuk janë ligjore apo me shkelje të ligjit.