Komisioni i Ligjeve ka miratuar formulën e re të propozuar nga përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri, për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Propozimi i ri i Damian Gjiknurit të PS synon një ulje të pragut për partitë deri në 1%, ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, dhe i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht.

Drafti prej më shumë se 100 faqesh iu dorëzua sot anëtarëve të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, teksa deputetët e opozitës parlamentare akuzuan kolegët e tyre socialistë se nuk e kanë lexuar pasi sot i është bërë me dije. Pas diskutimeve, Ligjet miratuan formulën e re të propozuar nga PS-ja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re