Projektbuxheti është miratuar në parim në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës.

Pr.buxheti ka marrë 14 votat e deputetëve socialistë, ndërsa mbledhja është zhvilluar online pasi opozita bllokoi mbledhjet në Komisionet Parlamentare.

Ndërkohë Komisioni i Shëndetësisë mblidhet në 14:00 dhe do të drejtohet nga nënkryetarja, Klodiana Spahiu. Vendimi u mor pasi kryetarja Zheni Gjergji vendosi anulimin e mbledhjes disa orë më parë.

“Ju njoftojmë, se mbledhja e sotme e komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, do të zhvillohet online në orën 14:00”, u tha në një njoftim nga Kuvendi.

Ndërsa mbledhja e Komisionit të Jashtëm është shtyrë për mungese cuorum-i

“Te nderuar, ju njoftoj qe per mungese cuorum-i mbledhja e KPJ te ores 12.00 shtyhet. Do te njoftoheni se kur diskutimi I ketij projekt-ligji do te zhvillohet”, njoftoi Kuvendi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re