Analisti, Preç Zogaj në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar rezultatet në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se Partia Socialiste pavarësisht fitores duhet të ngrihet në pritshmëritë e votuesve pasi ka marrë më pak vota se viti 2021.

Zogaj tha se rezultati në këto zgjedhje ka ndikuar dhe përçarja e Partisë Demokratike dhe se të djathtët kanë mbajtur qëndrim ndaj saj duke mos votuar.

Sakaq shtoi se opozita duhet të fitojë ndjenjën e përgjegjësisë dhe të krijojë një PD të reformuar dhe të ringrihet pas këtyre rezultateve.

Pjesë nga biseda në studio:

Zogaj: PS ka përgjegjësi të ngrihet në pritshmërinë e votuesve, ka një shpjegim rezultati. Nuk ka një alternativë bindëse që të mbledhë zgjedhësit opozitarë, që janë më shumë. Ata të PS shkojnë si kuadrat dhe votojnë kandidatët e tyre, opozitarët janë të shpërndarë. Nëse do lexojmë me vëmendje përqindjen e lartë të abstenuesve. Abstenimi është shumë i lartë, tregon distancën e elektoratit të djathtë me opozitën, kriza e saj ka pasqyrimin në këtë rezultat. Nuk ka vend për mburrje pasi kanë marrë më pak vota se viti 2021, por % e tyre rritet për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
Opozitës i mungojnë 100 mijë votues, është e thjeshtë nuk ka fituar. Ka humbur dhe nëpër bastione pasi votuesit nuk janë motivuar. Kanë mbajtur qëndrim ndaj opozitës, me mospjesëmarrje në zgjedhje. Lidershipi i opozitës nuk kanë mundur të prodhojnë një zgjidhje për motivim, opozita uroj të ketë marrë një mësim për reflektim dhe veprim në funksion të një ringritje. Dalja me kandidat unik do ta kishte përmirësuar rezultatin, propozimi erdhi nga PD zyrtare.

Mbetet enigmë se pse është refuzuar nga pala që duhet të ishte interesuar për bashkim. PD kapërceu vijën ndërse, nga pala e Berishës jo. E ardhmja është tani duke vështruar opozitën, ngjarje të reja pritet të ndodhin. Opozita dhe drejtuesit kudo që janë duhet të fitojnë ndjenjën e përgjegjësisë, për ti dhënë një opozitë të re dhe të reformuar. Shartimi i saj me lloj lloj nuk e sjell qendrën e djathtë me fitore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re