Olta Xhaçka është zgjedhur nga kryeministri Edi Rama si e deleguara e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës.

Burime pranë selisë rozë në Shkodër bëjnë me dije se zonja Xhaçka ka qenë në Shkodër gjatë fundjavës ku ka zhvilluar takimet e para me forumet e kësaj force politike si dhe drejtuesit e institucioneve në Shkodër.

Në fjalën e saj para socialistëve, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, tashmë edhe në rolin e të deleguarës për zgjedhjet në Shkodër, i ka kërkuar socialistëve angazhim maksimal për këtë betejë, duke përsëritur se shanset që Bashkia e Shkodrës ti kalojë socialistëve në këtë zgjedhje është shumë i madh, kjo duke iu referuar, të qenurit në pushtet të Partisë Socialiste në mandatin e tretë, por edhe përçarjes brenda demokratëve çka mund të përgjysmojë votat e së djathtës në Shkodër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re