Edhe pse duhet rreth 2 javë për hapjen e fushatës zyrtare për zgjedhjet vendore, Partia Socialiste ka ndezur motorët duke nisur përgatitjet në Lushnje.

Socialistët u mblodhën në Pallatin e Kulturës së qytetit, për prezantimin e kandidates së 6 marsit, Eriselda Sefa.

Socialistët duken të pa shqetësuar për rezultatin, aq sa drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla gjatë fjalës së tij u mor dhe me shkarkimin e presidentit.

Balla nuk la pa komentuar dhe marrëdhënien mes Berishës dhe Bashës. Kreu i grupit parlamentar socialist, u zotua se dy demokratët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet që kanë bërë, e për këtë si garanci dha angazhimin e socialistëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko