Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste është bërë me dije se janë bërë tre ndryshime të rëndësishme në drejtimin politik të qarqeve.

 

Gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema bën me dije është rikthyer në ‘vëmendje’ Pandeli Majko të cilit i është besuar qarku i Kukësit.

 

Deri tani, Majko mbante detyrën e deputetit në PS.

 

Qarkun Kukës e ‘liruar’, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali e cila do të kalojë në Shkodër, duke zëvendësuar kështu Edona Bilalin e cila duket se do të bëjë një tërheqje nga politika për shkak të shtatëzënisë së saj.

 

‘Thatë’ ka mbetur ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i cili, pasi është shkarkuar edhe nga drejtimi politik i Qarkut Vlorë nuk mban më asnjë detyrë të rëndësishme në Partinë Socialiste.

Vendin e Ahmetaj në Vlorë do ta zëjë Blendi Klosi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re