Skip to content

PS në rang kombëtar merr 768,743 vota, shifër më e lartë se zgjedhjet e fundit. Surprizon Bindja Demokratike

votime

Partia Socialiste arriti fitoren më të thellë ndonjëherë në zgjedhjet vendore, duke siguruar plot 60 nga 61 bashki të vendit. Kjo tashmë për arsye që dihen.

Partitë e mëdha opozitare braktisën garën ndërsa në 31 bashki kandidatët socialistë garonin të vetëm.

Por sa vota arriti të marrë Partia Socialiste, so dhe partitë e tjera që u bënë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit?

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, prej 21.7%, PS u votua nga plot 768,743 qytetarë, duke marre me shume vota se sa ne zgjedhjet e fundit.

Ajo që bie në sy është se edhe partia opozitare më e re, Bindja Demokratike, arriti të marrë një numër të konsiderueshëm votash, megjithëse të pamjaftueshme për të drejtuar ndonjë nga bashkitë.

Partia Socialiste – 768,743 vota

Bindja Demokratike – 26 517 vota

Kandidatët e pavarur – 5915 vota

Partia Mega – 3291 vota

Partia Komuniste – 73 vota

Ndërsa numri i votave të pavlefshme gjithashtu mendohet të jetë i lartë, megjithëse KQZ nuk i ka bërë publike votat e pavlefshme.