Komisioni Hetimor per shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të drejtohet nga Ulsi Manja, qe eshte njeheresh edhe kreu i Komisionit te Ligjeve. Pjese e tij nga shumica jane: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Kater anëtarë te tjere jane nga opozita parlamentare.

Me heret, përmes një urdhri, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ndryshoi axhendën e Kuvendit duke spostuar me një orë seancën e ditës së sotme.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, seanca e sotme do të zhvillohet në orën 17:00 dhe pritet që brenda orës 19:30 të ketë përfunduar.

Partia Socialiste do të zhvillojë sot 120 minuta debat parlamentar në lidhje me një raport të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta.

Pritet që shumica qeverisëse të votojë ngritjen e një komisioni hetimor që do të marrë në shqyrtim 9 shkeljet kushtetuese të konstatuara nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas të finalizojë me votë shkarkimin e kreut të shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re