Skip to content

PS nis proçedurat për shkarkimin e Ilir Metës

Pas perfundimit te zgjedhjeve, partia socialiste nuk vonon ne nisjen e procedurave per shkarkimin e Ilir Metes.

 

Permes nje mesazhi derguar nga Taulant Balla anetareve te grupit parlamentar socialiste i eshte kerkuar te paraqiten per te firmosur propozimin per shkarkimin e kreut te shtetit.

 

Kjo vendimarrje sipas PS-së vjen pasi fillimisht nisja e procedures per shkarkimin e ilir metes eshte konsultuar me grupin parlamentar te partise.

 

Ne mesazhin derguar anetareve shkruhet se bazuar ne disa shkelje te renda te kushtetutes sipas parashikimeve te nenit 90, nga ana e presidentit ilir meta perpara dhe gjate fushates zgjedhore, eshte vendosur te nise procedura e shkarkimit.

 

Duket se partia socialiste kerkon qe deri ne perfundimin e kesaj legjislature, pra deri ne korrik, me votat e opozites parlamentare te shkarkoje Ilir Meten, nje vit para se kreut te shtetit ti mbaroje mandati.