Ashtu edhe siç pritej, Partia Socialiste do të vërë në zbatimin planin “B”, pas bllokimit që opozita i bëri komisioneve parlamentare.

Kështu Komisioni i Ligjeve ka njoftuar se do të mblidhet online në orën 12:30.

“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,

Ju bëje me dije se mbledhja e komisionit, do të vijojë të zhvillohet në orën 12.30 me anë të mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom”, thuhet në njoftimin e bërë publik.

CFARË NDODHI SOT NË KRYESINË E KUVENDIT?

Deputetët e opozitës prej ditësh kanë njoftuar aksionin e tyre opozitar, duke u shprehur se nuk do lejojnë zhvillimin normal të punimeve.

Sot ata janë përplasur fizikisht edhe me punonjësit e Gardës, pasi këta të fundit nuk kanë lejuar që të futen brenda ambienteve, ku deputetët e opozitës kishin njoftuar edhe mbledhjen e grupit parlamentar.

Në kushtet kur ligjvënësit demokratë nuk janë lejuar të futën nga dera, ata kanë hyrë nga dritarja.

Po nga dritarja mbajti një fjalim edhe Sali Berisha, i cili tha se ajo cka ndodhi sot në kryesine e Kuvendit tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë.

Sipas tij Edi Rama është i tmerruar nga aksioni opozitar, ndaj ka urdhëruar që të mos lejohet futja e deputetëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re