Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, thotë se Partia Socialiste nuk do të jetë mazhorancë pas këtyre zgjedhjeve.
Këlliçi theksoi se sondazhi më i mirë është ai që realizohet çdo ditë, duke komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe duke shpjeguar programin e Partisë Demokratike.
Këlliçi shprehet e bindur për fitoren, duke thënë se “ne shkojmë në 11 maj për të fituar dhe do ti fitojmë zgjedhjet. Edi Rama nuk është më kryeministër pas 11 majit, ta garantoj në mënyrë absolutë”.
“Strategjia jonë, sipas strategut të fushatës, Chris LaCivita, është të zhvillojmë takime të vazhdueshme me qytetarët dhe bizneset. Kemi avantazhin që pala tjetër nuk ka një program konkret për t’u ofruar qytetarëve,” u shpreh ai në emisionin Log në News24.
Këlliçi shtoi se kjo fushatë po udhëhiqet nga dëshira për të sjellë një ndryshim të vërtetë për qytetarët, dhe PD është e gatshme të ofrojë një alternativë të besueshme për të ardhmen e vendit.
Sipas Këlliçit, qytetarët janë të gatshëm për ndryshim dhe kjo fushatë do të përqendrohet në komunikimin e drejtpërdrejtë dhe transparencën e plotë për programin e PD.