Kryeministri Edi Rama ndau një tjetër mendim nga presidenti Ilir Meta, që e mveshi me rëndësi të veçantë 6 marsin, kur do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë pa kryetarë.

Në një komunikim me gazetarët në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama tha se PS do të hyjë në garë për t’i fituar, por fushata që do të zhvillohet nuk do të jetë një betejë për jetë a vdekje, as e tija personale dhe as e Partisë Socialiste.

“Nuk do të bëjmë një luftë për jetë a vdekje. Unë dhe Partia Socialiste do të fokusohemi te këshillimi kombëtar. Sigurisht, ne do të bëjmë detyrat tona për të qenë të pranishëm në fushatë në këto komunitete ku janë zgjedhjet.

Por, nuk ka nevojë që të bëjmë parashikime. Janë zgjedhje që kanë rëndësinë e tyre dhe kaq”, tha kryeministri.

Ata që e kanë për vdekje, janë Ilir Meta me Berishën në fakt, që duan të tregojnë se kanë ende peshë në elektorat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re