“Kush ju tha juve që ju ka vendos kushte, askush. Keni parasysh që ju kam bërë të qartë më parë se ky parlament duhet të zgjedhë qytetarin e parë të shqiptarëve, e mira do të ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, fatkeqësisht nuk e kemi atë mundësi kushtetuese.

Qëndrimi ynë është i tillë, të flasim para shqiptarëve, tu flasim atyre me qëndrimet tona, është i drejtë konstatimi që bëri zonja Acka. Pas 30 e kusur vitesh të paktën kjo shoqëri të thyejë ca tabu 30 vjecarë që komunizmi ka qenë në mentalitet dhe metoda. Madje nuk ka ndërgjegje! Qëndrimet tona janë përballë shqiptarëve, se cfarë bëni ju është puna juaj, ne kemi sfidën me shqiptarët. Kjo është një mbledhje burokratike, kur do të caktojmë datën e raundit të parë. Që ky proces të jetë transparent të jetë i shtrirë në kohë që shqiptarët të marrin vesh virtytet dhe veset e këtij procesi. Kushtetuta e thotë jo më larg se 7 ditë të mbahet raundi i parë.

Ju nuk keni legjitimitetin e shqiptarëve për të zgjedhur presidentin,m keni vota të marra nga non gratat e Tom Doshin , Aqif Rakipit dhe shumë të tjerëve. Në këtë konferncë duhet të nxjerrim konkluzione këto duhet të bëjmë ne dhe të jemi transparent me qytetarët, bëjeni dhe ju këtë”, tha Alibeaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re