Në punimet e seancës së fundit plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është vendosur në rend dite, votimi i ish- zëdhënëses së Partisë Socialiste Armela Krasniqi në krye të AMA-s. Një vendim që duket se nuk ka marrë miratimin e ndërkombëtarëve, pasi pas kërkesës së Delegacionit të BE-së për të shtyrë votimin në shtator, ka reaguar dhe OSBE/ODHIR  së bashku me faktorë të tjerë ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët kanë kërkuar nga aktorët vendimarrës për një proces të rregullt dhe gjithëpërfshirës.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar dhe Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Republikës, ka theksuar se proceduarat për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s janë kryer konform ligjit dhe ditën e sotme parlamenti do të votojë kren e ri të këtij institucioni, duke treguar në këtë mënyrë  mostërheqjen e mazhorancës pavarësisht presionit të fortë ndërkombëtar .

“Ne kemi miratuar një rezolutë për AMA-në para pak ditësh. Procesi për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni është zhvilluar prej shumë javësh sipas të gjithave procedurave parlamentare. Dhe po e njëjta procedurë parlamentare e detyron Kuvendin vendimin e Komisionit ta shqyrtojë sot dhe ta votojë. Në Këtë këndvështrim, unë nuk shoh se pse qenka  më i rëndësishëm votimi i kreut të AMA-s, se sa votimi tjetër që kemi për institucionet e vetingut, të cilat imponojnë një votim të cilësuar. Nuk gjej dot fjalët për ju deputetë të opozitës parlamentare të cilët keni shprehur mbështetjen e pakushtëzuar për çuarje përpara të reformës në drejtësi”, tha Balla.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re