Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar”, mosvotimin nga ana e Partisë Socialiste të ndryshimit të anëtarëve të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Berisha theksoi se Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament.

“Në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që don ai”, tha Berisha.

 

Sali Berisha: Ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë.

Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite.

Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që don ai.

Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit.

Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do u përgjigjet.

Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do i mbrojmë ato.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re