Partia Socialiste nuk ka një vendimmarrje për deputetin Ornaldo Rakipi.

 

Në qëndrimin zyrtar të tij, kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, deklaron se nuk do të përdorin standarde të dyfishta.

 

“Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e shteteve të bashkuara, aleatit tonë strategjik.” – pohon Balla.

 

Mbetet e paqarte nëse deputeti i qarkut të Tiranës do të përjashtohet ose jo nga grupi parlamentar.

 

Ornaldo Rakipi ishte i pranishëm në mbledhjen e grupit, madje dorëzoi edhe tre propozimet e tij për presidentin e ri.

 

Nga socialistët pritej marrja e një vendimi për deputetin e tyre, pasi i ati i Ornaldo Rakipit, Aqif Rakipi, u vendos në listën e zezë të sanksioneve nga departamenti amerikan i thesarit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re