Skip to content

“PS partia më arrogante, të mbyllet ky kapitull”/ Marjana Koçeku zbulon planin politik: Do të bashkohem me njerëz me integritet! Protesta? Të formalizohet

KOCEKU 2

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka kritikuar ashpër Partinë Socialiste, duke e cilësuar si partinë më arrogante në politikën shqiptare. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Koçeku deklaroi se ka ardhur koha të marrë fund ajo që e cilësoi si kapitulli i arrogancës dhe nënshtrimit në politikë.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se në PS mungojnë disa prej elementeve më të rëndësishme të politikës, si ndershmëria, transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve.

Deputetja theksoi se arroganca politike nuk duhet të jetë pjesë e kulturës së brezit të saj, duke shtuar se është kundër kësaj logjike dhe mënyrës së ushtrimit të pushtetit.

Por Koçeku zbuloi edhe planet e saj për të ardhmen politike. Ajo bëri të ditur se po punon për një platformë politike, përmes së cilës synon të bashkojë njerëz që ndajnë të njëjtat parime, vlera dhe besime.

Sipas saj, nuk është e rëndësishme që këta individë të jenë domosdoshmërisht pjesë e protestave, por të kenë integritet dhe dëshirë për të kontribuar në një rrugëtim të përbashkët politik.

E pyetur për angazhimin e saj në zgjedhjet e ardhshme, Koçeku u shpreh se synon të kandidojë sërish për deputete, duke lënë të hapur mundësinë që kjo të ndodhë si kandidate e pavarur.

Ajo bëri të qartë se nuk e sheh të ardhmen e saj politike pranë partive tradicionale dhe forumeve politike që kanë dominuar deri më tani skenën shqiptare.

“Në PS ka disa gjëra që nuk funksionojnë, janë ndershmëria, transparenca llogaridhënia me qytetarët. Këto elementë duhet të jenë baza dhe themeli në politikë dhe e çdo politikani. Ka rdhur koha të mbyllet kapitulli i arrogancës brenda PS është e vetmja parti që ke përdorur këtë metodë nënshtrimi të udhëheqjes së qytetarëve shqiptare. Kur bën pjesë në një grupi dhe kur një sjellje e caktuar i atribuohet të tjerëve e ndjen. Por kjo është një metodikë për të cilën nuk jam dakord dhe jam shumë larg kësaj logjike. Arroganca politike nuk është tipar i brezit tim , por është përdorur për shumë kohë dhe kjo duhet të mbyllet njëherë e mirë si kapitull. Arrogancën politike më të madhe e ka pasur PS. Unë po punoj në një platformë politike, e kam një plan me ndarë parimet dhe besimet e mia politike me njerëz që i kuptojnë dhe ndaj të njëjtë besueshmëri se si duhet të jetë një rrugëtim politik. Për mua ka rëndësi të jenë qytetarë të vendit tonë, të jenë të gatshëm të kontribuojnë energjinë e tyre në një rrugëtim me besime të përbashkëta kjo nuk do të thotë të jenë medoemos pjesë e protestës, për mua ka rëndësi vlera. Do të kandidoj prapë si deputete në zgjedhjet e ardhshme si e pavarur kjo mbetet për t’u parë. E Sigurt është se do kandidoj prap si deputete larg partive tradicionale dhe forumeve që kemi parë politikisht…Besoj se ka kohë edhe për të kuptuar kontekstin social dhe politikën e vendit tonë Unë qëndroj e hapur për metoda të reja”, tha ajo.

E ndalur te protesta, Koçeku u shpreh se protestuesit duhet të shtrojnë rrugën për të shkuar drejt përfaqësimit të institucionit më të lartë,

“Unë inkurajoj protestuesit që me një konsensus të gjerë të formalizohen dhe të shtrojnë rrugën për të shkuar drejt përfaqësimit të institucionit më të lartë, siç është Kuvendi. Besoj se është energjia e duhur. Për mua s’ka rëndësi se kush do drejtonte. Mjafton të jetë kjo protestë dhe kjo energji që kemi parë”, tha ajo